LIFESTYLE, 1 Nëntor 2025, 17:16

Merr fund lidhja me bukuroshen e njohur, Yamal konfirmon ndarjen

Merr fund lidhja me bukuroshen e njohur, Yamal konfirmon ndarjen

Gjërat në jetën e Lamine Yamal nuk po shkojnë aspak mirë. Pas zhgënjimit në El Clasico ndaj Realit, të reja të rëndësishme vijnë nga jeta personale e sulmuesit të Barcelonës.

18-vjeçari është ndarë me bukuroshen Nicki Nicole, të cilën shpeshherë e kemi parë në tribuna duke bërë tifo për Yamal në shkallët e stadiumit.

Bashkë që nga gushti, Yamal konfirmoi ndarjen me këngëtaren, në një bisedë me gazetarin e RTVE Catalunya, Javier de Hoyos.

“Thjesht vendosëm të ndaheshim dhe kaq. Gjithçka që thuhet nuk ka të bëjë fare me ne. Nuk kishte asnjë çështje pabesie”, u shpreh Yamal.