TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas një paraqitjeje guximtare në tapetin e kuq, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe blicat e fotografëve, Sydney Sweeney bëri një postim në rrjetet sociale ku theksoi fuqinë e grave.
Aktualisht 29-vjeç, aktorja mori pjesë në edicionin e këtij viti të “Variety Power of Women: Los Angeles” ku kishte veshur një fustan ngjyrë argjendi, nga i cili dukeshin disa pjesë të trupit të saj, përfshirë dhe bustin.
Disa orë më vonë, Sweeney publikoi në Instagram video dhe foto nga paraqitja e saj mbresëlënëse, duke i shoqëruar me mesazhin: “Fuqia e grave”.
Momente nga prezenca e saj ndau gjithashtu në Instagram edhe aktorja e shpërblyer me Oscar, Jamie Lee Curtis, e cila ishte gjithashtu e ftuar në event.
Në fotot, Sweeney shfaqet duke pozuar me Curtis, por edhe me Sharon Stone, duke i dhënë mbrëmjes një atmosferë të mbushur me shkëlqim dhe elegancë.