TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një koment plot humor bëri aktori i njohur George Clooney lidhur me grabitjen e bizhuterive në Muzeun e Luvrit, duke deklaruar me shaka se ndjehet “krenar” për autorët e ngjarjes.
Aktori krahasoi grabitjen e fundit me skenat e famshme të filmave “Ocean’s”. Gjatë premierës së filmit të tij të ri “Jay Kelly”, të enjten mbrëma më 24 tetor, në festivalin AFI, Clooney pranoi me buzëqeshje se u ndje “krenar” për grabitësit.
“Nëse je një grabitës profesionist, si unë, atëherë jam shumë krenar për këta djem,” tha ai me humor, duke iu referuar rolit të tij si Danny Ocean, udhëheqësi i grupit të hajdutëve në trilogjinë e famshme “Ocean’s”.
I pyetur nëse kjo ngjarje mund të shërbejë si frymëzim për një film të ri, ai u përgjigj duke qeshur: “Mendoj se duhet të grabisim Luvrin!”
Komenti i tij erdhi vetëm pak ditë pas grabitjes së ndodhur në Muzeun e Luvrit në Paris, kur mëngjesin e së dielës, më 19 tetor, hajdutë të maskuar arritën të rrëmbenin tetë bizhuteri me vlerë të paçmuar.
Clooney u shpreh i mahnitur nga mënyra se si grabitësit ia dolën mbanë të realizonin gjithçka “në mes të ditës”.
“Ishte mbresëlënëse. Pyes veten nëse do t’i kapin ndonjëherë. Duket se ia dolën shumë mirë për t’u zhdukur,” shtoi ai.
Aktori konfirmoi gjithashtu se xhirimet për filmin “Ocean’s 14” pritet të nisin vitin e ardhshëm, me rikthimin e yjeve Julia Roberts, Brad Pitt, Matt Damon dhe Don Cheadle në rolet e tyre ikonike.
Sipas tij, skenari tashmë është gati dhe prodhimi ndodhet “në gjendje të shkëlqyer”.
“Na mbetet vetëm të përputhim oraret tona,” theksoi Clooney.
George Clooney says the “Ocean’s Fourteen” script is done and jokes that the franchise now has to live up to the Louvre heist.
“It was cool. I mean, it’s terrible. But if you’re a professional thief like I am, I was very proud of those guys.” https://t.co/OJLqO9fwdu pic.twitter.com/QtxTud3uw4
— Variety (@Variety) October 24, 2025