LIFESTYLE, 8 Nëntor 2025, 21:56

Kendrick Lamar dhe Lady Gaga kryesojnë nominimet për çmimet Grammy 2026

Kendrick Lamar dhe Lady Gaga kryesojnë nominimet për çmimet

Lista e nominimeve për Grammy 2026 është publikuar, me Kendrick Lamar dhe Lady Gaga në krye.

Lamar, reperi nga Compton, ka marrë më shumë nominime këtë vit, nëntë gjithsej, duke përfshirë edhe një nominim për Albumin e Vitit me projektin e tij GNX.

Gaga ndiqet nga shtatë nominime për albumin e saj Mayhem, një rikthim në rrënjët e saj elektro-pop, shkruan BBC.

Një tjetër surprizë historike është hyrja e K-Pop në kategorinë e Këngës së Vitit për herë të parë.

Në listën e ngushtë përfshihen hiti APT i Rosé dhe Bruno Mars dhe kënga Golden nga filmi i animuar i Netflix, K-Pop Demon Hunters.

Për herë të parë në historinë e Grammy-t, tre albume rep konkurrojnë për Albumin e Vitit: GNX i Lamar, Chromakopia i Tyler, The Creator dhe Let God Sort Em Out i Clipse.

Nëse Lamar fiton, GNX do të bëhet albumi i parë rep që merr çmimin kryesor që nga Speakerboxxxx/The Love Below i Outkast në 2004.

Ndërsa Bad Bunny është gjithashtu në garë, me albumin e tij spanjisht Debí Tirar Más Fotos, duke e bërë vetëm herën e dytë që një projekt krejtësisht në spanjisht nominohet për Albumin e Vitit, pas Un Verano Sin Ti të 2022.

Ylli portorikan do të jetë gjithashtu kryesuesi i pjesës së parë të Super Bowl 2026.

Ky edicion i Grammy-t shënon një përparim historik për diversitetin muzikor, duke përfshirë K-Pop, muzikën spanjolle dhe një prezencë të fortë të repit në kategoritë kryesore.

Çmimet e “Katër të Mëdhenjve” – Grammy 2026

Kënga e vitit

Lady Gaga – Abracadabra
Doechii – Anxiety
Rosé & Bruno Mars – APT
Bad Bunny – DtMF
Hunter/x – Golden
Kendrick Lamar feat. SZA – Luther
Sabrina Carpenter – Manchild
Billie Eilish – Wild Flowers

Kënga e incizuar e vitit

Bad Bunny – DtMF
Sabrina Carpenter – Manchild
Doechii – Anxiety
Billie Eilish – Wild Flowers
Lady Gaga – Abracadabra
Kendrick Lamar feat. SZA – Luther
Chappell Roan – Metropolitan
Rosé & Bruno Mars – APT

Albumi i vitit

Bad Bunny – Debí Tirar Más Fotos
Justin Bieber – Swag
Sabrina Carpenter – Best Friend of One
Clipse, Pusha T & Malice – Let God Sort ‘Em Out
Lady Gaga – Mayhem
Kendrick Lamar – GNX
Leon Thomas – Mutt
Tyler, The Creator – Chromakopia

Artisti më i mirë i ri

Olivia Dean
Katseye
Mariat
Addison Rae
Iza
Leon Thomas
Alex Warren
Lola Young