TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Neda Balluku ka folur për herë në Goca dhe Gra në Top Channel në lidhje me vendimin e saj për t’u divorcuar nga bashkëshorti i saj, Ogreni, pas rreth 10 vitesh martesë dhe tre fëmijësh së bashku.
E përlotur ajo pranoi se vitet e fundit marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë e mirë, dhe se kanë jetuar të ndarë.
“Megjithatë prej shumë vitesh tashmë, marrëdhënia nuk është e shëndetshme, prej disa kohësh jetojmë të ndarë dhe kjo është gjithçka dua të them për këtë sepse do doja shumë këtë moment ta menaxhoja me privatësi sepse prioriteti më i madh i vetëm janë fëmijët.
Mendoj se duhen mbrojtur, duhet të jemi afër dhe gjej rastin t’u them se mami ju do shumë, jeni jeta ime”, u shpreh ajo e përlotur.