LIFESTYLE, 7 Nëntor 2025, 11:29

VIDEO/ Nga propozimi në bregdet, dasma, planet për fëmijë, modelja rrëfen martesën me futbollistin francez: Kushtoi 1 milionë euro, pagoi Pavard. Ka tipare shqiptare

VIDEO/ Nga propozimi në bregdet, dasma, planet për fëmijë,

Modelja shqiptare, Kleofina ka rrëfyer detaje nga romanca e saj me futbollistin francez, Benjamin Pavard, me të cilin u martua në korrik të këtij viti, pasi lojtari i propozoi për martesë në bregdetin e Sarandës.

Kleofina tregoi se propozimi për martesë ka ardhur 1 muaj pasi futbollisti francez u takua me babain e saj, ndërsa ky i fundit i dha aprovimin për të vazhduar lidhjen e tyre.

“Propozimi për martesë ka ndodhur 1 muaj pas takimit me babin. Ishim në Sarandë, një ditë para ditëlindjes sime. Ishte shumë bukur, vetëm ne të dy në plazh, vëllai, motra dhe shoqëria që erdhën në Shqipëri për ditëlindjen time ishin spektatorë.

Edhe pse e ndjen që po vjen ai moment, emocioni është i njëjtë. Nuk mundesh të paralajmërosh trurin se si do të ndihesh kur një person të propozon të kalosh jetën me të, kam qarë, një emocion shumë i bukur”, rrëfeu ajo.

Modelja shqiptare theksoi se nëse babai i saj nuk do të ishte dakord, do merrte vendimin për ndarjen nga Benjamin Pavard.

“Momenti më i bukur ishte fakti që babai im e donte personin që po merrja, po më jepte një bekim të sinqertë dhe jo thjesht të më bënte qejfin.

Ishte shumë e rëndësishme, s’më duhet jeta nëse nuk janë të kënaqur me vendimet e mia. Nëse s’do kishte pranuar, do ishte ndarë, edhe pse e dua. Babi është shumë i rëndësishëm për mua”, u shpreh Kleofina.

Sa i përket dasmës, rrëfeu se ishin 190 persona të ftuar, ku shumica prej tyre shqiptarë.

Ajo shtoi se dasma zgjati 3 ditë dhe kushtoi 1 milionë euro, shpenzime të paguara nga Benjamin Pavard.

“3 muaj para dasmës e vendosëm vendin në Malfy, kishim 190 persona të ftuar, shumë shqiptarë dhe shumë më pak francezë. Unë kam fluturuar në dasmën time, është diçka që dua ta rijetoj me të njëjtin person, ndjenjë shumë e mirë. Kërcen valle, e do shumë muzikën shqiptare. Kam pasur 6 fustane, për 3 ditë”, tregoi modelja në “Mirëmbrëma Yje”.

Gjithashtu ajo foli edhe për planet për t’u bërë nënë, duke u shprehur se: “Unë e dua një fëmijë, normalisht edhe ai, besoj se është plani. Shpresoj të kemi fatin të bëhemi prindër, edhe pse nuk është në dorën tonë. E do djalë, ka shumë tipare të shqiptarëve, është xheloz, gjithçka duhet t’ia gjej unë.”

Kleofina: Propozimi për martesë ka ndodhur 1 muaj pas takimit me babin. Ishim në Sarandë, një ditë para ditëlindjes sime. Ishte shumë bukur, vetëm ne të dy në plazh, vëllai, motra dhe shoqëria që erdhën në Shqipëri për ditëlindjen time ishin spektatorë.

Edhe pse e ndjen që po vjen ai moment, emocioni është i njëjtë. Nuk mundesh të paralajmërosh trurin se si do të ndihesh kur një person të propozon të kalosh jetën me të, kam qarë, një emocion shumë i bukur.

Donim të dy të bënim dasmë, e duam të dy festën, organizimi u bë kaotik sepse s’e dinim a ishte i lirë në ato data pasi si futbollist është i ngarkuar.

3 muaj para dasmës e vendosëm vendin në Malfy, kishim 190 persona të shtuar, shumë shqiptarë dhe shumë më pak francezë. Unë kam fluturuar në dasmën time, është diçka që dua ta rijetoj me të njëjtin person, ndjenjë shumë e mirë. Kërcen valle, e do shumë muzikën shqiptare. Kam pasur 3 fustane, për 3 ditë.

Dasmën e ka paguar të gjithën bashkëshorti, ka shkuar 1 milion. Është ok, ka zgjatur 3 ditë. Jemi martuar në kishë.

Momenti më i bukur ishte fakti që babai im e donte personin që po merrja, po më jepte një bekim të sinqertë dhe jo thjesht të më bënte qejfin. Ishte shumë e rëndësishme, s’më duhet jeta nëse nuk janë të kënaqur me vendimet e mia. Nëse s’do kishte pranuar, do ishte ndarë, edhe pse e dua. Babi është shumë i rëndësishëm për mua.

Unë e dua një fëmijë, normalisht edhe ai, besoj se është plani. Shpresoj të kemi fatin të bëhemi prindër, edhe pse nuk është në dorën tonë. E do djalë, ka shumë tipare të shqiptarëve, është xheloz, gjithçka duhet t’ia gjej unë.

Të dy jemi momentalisht në një periudhë kur jemi besimplotë ndaj njëri-tjetrin dhe nuk i përkasim njëri-tjetrin, s’jemi pronë. Kemi limitet, kjo na bën të jemi të lirë, por edhe të duhemi të takohemi, jemi si adoleshentë kur takohemi.