LIFESTYLE, 5 Nëntor 2025, 21:44

Angelina Jolie viziton qytetin ukrainas të Khersonit

Angelina Jolie viziton qytetin ukrainas të Khersonit

Ylli i kinemasë, aktorja amerikane Angelina Jolie ka udhëtuar përsëri në Ukrainën e shkatërruar nga lufta, raportoi sot media ukrainase.

Media publikoi fotografi të Jolie të ulur me fëmijë, me sa duket në një strehim kundërajror në Kherson, një qytet pranë vijës së frontit në Ukrainën jugore.

Imazhe të tjera që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë Jolie e veshur me një jelek mbrojtës nga një organizatë ndihme.

Angelina Jolie viziton qytetin ukrainas të Khersonit

Megjithatë, nuk kishte konfirmim zyrtar të vizitës.

Jolie bëri një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë në prill 2022, menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt.

Në atë kohë, ajo u takua me fëmijë të prekur nga lufta në qytetin perëndimor të Lvivit.