LIFESTYLE, 13 Tetor 2025, 10:03

'Jam bërë faktor'/ Tha se do të ishte në ndeshjen Serbi–Shqipëri, reagon modelja: Serbia ka lëshuar urdhër arresti ndaj meje

'Jam bërë faktor'/ Tha se do të ishte në ndeshjen

Modelja Juliana Nura ka reaguar publikisht pas ndeshjes Serbi–Shqipëri, ku ajo tha se do të ishte prezente në stadium. Kjo deklaratë mori vëmendje në rrjet por në fund nuk rezultoi i vërtetë, pasi modelja nuk ishte prezente. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Juliana ka zbuluar arsyen e mungesës që sipas saj ka ardhur si pasojë se autoritetet serbe kanë lëshuar urdhër arresti ndaj saj dhe tre personave të tjerë.

“Serbia ka lëshuar urdhër arresti ndaj meje dhe tre personave të tjerë, ndaj ndikimi im nga burgu nuk do të kishte qenë në favor të askujt (veç serbëve). Për këtë arsye vendosa të festoj dhe të gëzoj fitoren nga liria”, – ka shkruar ajo në postimin e saj.

Modelja pretendon gjithashtu se, pavarësisht rrethanave, roli i saj në mediet e rajonit është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm.

“Me punën time mediatike jam bërë faktor edhe më i madh për mediet e Ballkanit”, – shtoi ajo, duke lënë të kuptohet se ndikimi i saj shkon përtej kufijve.