TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bota e kinemasë dhe televizionit i jep lamtumirën Remo Girones, aktorit me talent dhe karizëm të jashtëzakonshëm, i cili u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare në Montekarlo, ku jetonte prej disa vitesh.
Girone u bë i famshëm në fillim të viteve ’80 falë rolit të tij në serialin televiziv “La Piovra”, ku interpretoi antagonistin ikonik Tano Cariddi, figurë që la gjurmë në kujtesën kolektive të publikut italian dhe ndërkombëtar.
Karriera e tij, megjithatë, nuk u kufizua vetëm në këtë rol. Ai luajti në teatër, në filma dhe në produksione televizive, bashkëpunoi me artistë ndërkombëtarë dhe tregoi gjithmonë një aftësi të jashtëzakonshme për t’u transformuar në çdo personazh.

Filmi i fundit ku ai mori pjesë ishte “The Equalizer 3” (2023) me Denzel Washington.
I lindur në Asmara më 1 dhjetor 1948, Girone e nisi rrugëtimin në aktrim që i ri, duke braktisur studimet për Ekonomi dhe Tregti për t’u regjistruar në Akademinë e Arteve Dramatike “Silvio d’Amico”. Debutimin në kinematografi e pati në vitin 1972 me filmin “Roma rivuole Cesare”, ndërsa roli i tij i parë kryesor ishte në vitin 1977, në filmin “Il gabbiano” të Marco Bellocchio.
Megjithatë, fama e madhe erdhi në vitin 1987 me serialin “La Piovra”, ku Tano Cariddi, “ekonomisti” në shërbim të mafies, e bëri një figurë të pavdekshme të televizionit italian.