TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë se pirja e çajit ose lëngjeve mbi 65°C, që zakonisht është besuar si e dobishme gjatë dhimbjes së fytit ose ditëve të ftohta, rrit rrezikun për irritim të mukozës dhe kancer të ezofagut, duke e bërë konsumimin e nxehtë të pijeve të rrezikshëm për shëndetin.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo pije shumë e nxehtë mund të dëmtojë barrierën natyrale të trupit kundër mikroorganizmave, duke favorizuar infeksionet respiratore, bakteriale ose mykotike. Dhimbja e fytit përkeqësohet, mukozat dëmtohen dhe konsumimi i shpeshtë mund të shkaktojë lezione prekanceroze në ezofag.
Ekspertët rekomandojnë që lëngjet dhe ushqimet të konsumohen në temperaturë të vakët, as shumë të nxehta e as shumë të ftohta, për të ruajtur funksionin mbrojtës të mukozës dhe për të shmangur shokun termik ndaj fytit dhe stomakut. Çaji i vakët është më i shëndetshëm, qetësues dhe i sigurt për hidratim, sidomos gjatë gripit dhe ftohjeve.