TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banesa e çiftit të njohur të këngëtarëve kosovarë Mihrije Braha dhe Naimi Abazi është përfshirë nga flakët disa ditë më parë.
Lajmi është konfirmuar nga vetë këngëtarja Mihrije Braja gjatë një prononcimi të dhënë për telegrafin, ku theksoi se flakët u shkaktuan si pasojë e një defeki elektrik.
Braha tha se gjatë kohës së incidentit në banesë ndodhej djali i tyre, Platori bashkë me partnere e tij, por që të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Po është e vërtetë na është djegur banesa, në momentin e ngjarjes në shtëpi ka qenë Platori dhe partnerja e tij, por ajo që ka rëndësi është se të gjithë jemi mirë me shëndet”, tha Mihrija.
Këngëtarja shtoi se si pasojë e flakëve ka pasur vetëm dëme materiale, ku është djegur garderoba e saj dhe e bashkëshortit.
“Zjarri është shkaktuar nga një defekt me rrymën dhe na ka shkaktuar disa dëme materiale, është djegur gardëroba ime dhe e Naimit”, përfundoi këngëtarja.