LIFESTYLE, 24 Tetor 2025, 19:50

“Kam kaluar një aneurizëm në tru’’, Kim Kardashian zbulon problemin e rëndë shëndetësor

“Kam kaluar një aneurizëm në tru’’, Kim

Kim Kardashian, ylli i realityshoë në SHBA dhe biznesmene e suksesshme zbuloi se ka pësuar aneurizëm në tru gjatë premierës së sezonit të 7 të “The Karadashians”.

Një klip prezantues i episodit të parë të titulluar “Duket si në kohet e vjetra”, tregon 45 vjeçare teksa i nënshtrohet një rezonance në kokë.

“Duket si një aneurizëm i vogël”, dëgjohet të thotë, ndërsa imazhe të rezonancës shfaqen në monitor.

Aneurizma e trurit ndodh kur një pikë e dobët në një enë gjaku në tru fryhet nga jashtë nën presion, duke i ngjasuar një flluskë.

Ndërsa shumica janë të vogla dhe nuk përbëjnë kërcënim, një çarje mund të çoj në hemorragji. Motra e saj Kourtney reagon e habitur ndaj zbulimit.

Klipi mbyllet me deklaratën e Kim se kjo kishte qenë java me vështirë e jetës së saj.