LIFESTYLE, 5 Tetor 2022, 17:00

Elon Musk thyen heshtjen për blerjen e Twitter

Elon Musk thyen heshtjen për blerjen e Twitter

Elon Musk ka thyer heshtjen e tij për blerjen  prej 44 miliardë dollarësh të Twitter. Ai ka ofruar një vizion për të ardhmen e platformës së mediave sociale nën pronësinë e tij.

Elon u shpreh se marrja e Twitter ishte hapi i parë në krijimin e një aplikacioni të ri “X”, të ngjashëm me WeChat të Kinës. “Blerja e Twitter është një përshpejtues për krijimin e X, aplikacionin gjithçka”, shkroi Musk në Twitter, disa orë pasi u zbulua se ai i kishte dërguar një letër bordit të platformës.

Musk i ka kaluar muajt e fundit duke u përpjekur të tërhiqej nga marrëveshja e tij për Twitter. Ai ka pretenduar se drejtuesit e platformës nuk kishin qenë të sinqertë me të për numrin e llogarive të bot-it. Në këmbim, ai u padit nga kompania. Ekspertët kishin parashikuar se Elon do ta kishte pasur të vështirë të fitonte çështjen e tij bazuar në zbulimin që është bërë publik. Për këtë arsye ai bëri ofertën prej 54.20 dollarë për aksion.

“Ne morëm letrën nga përfaqësuesit e Musk-ut, të cilën ata e kanë dorëzuar në KSHZ”, tha një zëdhënës i Twitter. “Synimi i kompanisë është të mbyllë transaksionin me 54.20 dollarë për aksion”.