LIFESTYLE, 2 Tetor 2022, 09:10

A është penduar që e takoi Donaldin në “Big Brother VIP”? Flet Bora Zemani

A është penduar që e takoi Donaldin në “Big Brother

Pas shumë kohësh, Bora Zemani dhe Donald Veshaj rrëfyen për herë të parë se si e rregulluan raportin e tyre pas gjithë ndodhive që ndodhën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Donaldi zbuloi se ka qenë ai që i ka dërguar mesazh Borës në përpjekjen për të rregulluar marrëdhënien.

Më pas, ai tregoi se një ndihmë ka pasur dhe nga Semi Jaupaj, mikesha e ngushtë e Borës. E pyetur nga Romeo nëse është penduar që pranoi ta takonte Donaldin në Big Brother, Bora u përgjigj: “Aq shumë sa…Ndoshta duhet ta kisha menduar pak më gjatë nëse duhet ose nuk duhet ta takoja.

Sot do thoja jo, duke e parë çfarë ka ndodhur përgjatë vitit.”

Bora theksoi gjithashtu se arsyeja që pranoi të hynte atë mbrëmje në reality show-n, edhe pse nuk e kishte planifikuar, ishte për shkak të mikes së saj, Semi Jaupaj pasi asokohe po përflitej shumë raporti i afërt mes saj dhe Donaldit.