LIFESTYLE, 15 Dhjetor 2021, 12:31

VIDEO/ Debat i nxehtë mes Ariolës dhe Donaldit: O fasadë!

VIDEO/ Debat i nxehtë mes Ariolës dhe Donaldit: O fasadë!

Natën e djeshme të spektaklit BBV, ka plasur një debat i fortë mes Donaldit dhe Arjolës pas një jave me tensioned he diskutime me njëri-tjetrin.

Arjola vazhdon me akuzat e saj duke e quajtur lojë marrëdhënien e tij me Beatrix dhe nga ana tjetër Donaldi e quan njeri fasadë.

Debati agravoi në tone shumë të nxehta aq sa u desh ndërhyrja nga moderatorja për të qetësuar situatën.

“Nuk ka nevojë të çmendesh Donald, publiku shikon çdo gjë”-ndërhyri Arbana Osmani.

Pjesë nga debati:

Donald: Do ta përdorë lidhjen që kam me Trixën, që është një person që unë e dua.

Unë këtë gjënë me Trixën e kam në favor sepse bëra atë që doja, gjë që ti nuk kishe për ta bërë kurrë se do kështu…

Arjola: Po, po…

Donald: Po zemra ime po, unë te kjo vajzë kam gjetur sinqeritet, më lër të flas se është e imja, është e imja…

Arjola: Mua mos më bërtit! Ky po bën lojë dhe ja kuptoj shumë mirë, ka krijuar distancë mes meje e Beatrix duke na vënë në sedër.

Donald(me tone të larta): Tiii je fasadë, ti nuk e shpëtove këtë moj, totalisht fasadë.