LIFESTYLE, 15 Dhjetor 2021, 11:27

Dikur nuk shkonte mirë me Fifin, sot festojnë bashkë, Tayna ndan surprizën për ditëlindje

Dikur nuk shkonte mirë me Fifin, sot festojnë bashkë, Tayna ndan

Tayna është gjendur këtë të martë mes njerëzve më të afërt për të festuar 25-vjetorin e lindjes. Reperja e famshme mori një sërë mesazhesh nga miqtë dhe fansat e sa duke i uruar më të mirat. Ndërkohë që ka mbledhur miqtë dhe familjarët për të festuar këtë ditë speciale, ajo ka publikuar dhe këngën e re.

Si duket reperja e suksesshme këtë këngë ia ka dedikuar vetes së saj si dhuratë për 25 vjetor. Mban titullin OFG, një tjetër këngë që e sjell reperen më të fuqishme se kurrë. Mes të ftuarve në festë është dhe Fifi dheë ka qenë kjo e fundit e cila ka ndarë disa foto me reperen.

Kujtojmë që Fifi dhe Tayna nuk kanë pasur një raport të mirë me njëra-tjetrën. Disa vite më parë ata tërhoqën vëmendjen e të gjithëve pasi Fifi doli kundër reperes. Megjithatë duket se çdo gjë i ka mbetur së kaluarës dhe vajzat kanë rregulluar raportet me njëra-tjetrën.

Dikur nuk shkonte mirë me Fifin, sot festojnë bashkë, Tayna ndan

Dikur nuk shkonte mirë me Fifin, sot festojnë bashkë, Tayna ndan

Dikur nuk shkonte mirë me Fifin, sot festojnë bashkë, Tayna ndan