LIFESTYLE, 19 Dhjetor 2021, 12:03

Adele dhe Ed Sheeran kryesojnë nominimet e ‘Brit Awards’, me katër çmime secili

Adele dhe Ed Sheeran kryesojnë nominimet e ‘Brit Awards’, me

Këngëtarja Adele dhe Ed Sheeran u shpallën si dy nga të nominuarit kryesorë për BRIT Awards 2022.

Mediat e huaja shkruajnë se këngëtarët do të jenë ballë për ballë njëri-tjetrit, pasi secili ka marrë katër çmime. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 8 shkurt në Londër.

Ata janë nominuar për disa nga çmimet më prestigjioze të natës, duke përfshirë, albumin më të mirë dhe aktin më të mirë britanik.

Adele, e cila kryesoi listat botërore me albumin e saj të rikthimit “30”, mori katër nominime, duke përfshirë çmimet për albumin më të mirë, artistin më të mirë dhe këngën më të mirë për “Easy On Me”.

Nëse Adele arrin të fitojë të katra kategoritë, ajo do t’i bashkohet rekordit të Robbie Williams si me më shumë ‘Brit Awards’ nga çdo artist, me 13 çmime gjithsej.

Organizatorët njoftuan muajin e kaluar se po prezantojnë çmime neutrale gjinore për artistët vendas dhe ndërkombëtarë, dhe interpretuesit tani po konkurrojnë për ‘Artistin e Vitit’ ose ‘Artistin Ndërkombëtar të Vitit’ pa asnjë tregues nëse është burrë apo grua.