AKTUALITET, 7 Tetor 2020, 08:53

Lideri i opozitës ruse rrëfen helmimin me Novychok: Nuk dhemb aspak, pastaj thua do të vdes

Lideri i opozitës ruse rrëfen helmimin me Novychok: Nuk dhemb aspak,


Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny vijon të rikuperohet pas helmimit me agjent nervor Novychok që për pak sa nuk i mori jetën.

Navalny për herë të parë tregon se si ishte helmimi dhe çfarë i ndodhi.

“Nuk dhemb aspak, nuk është si një sulm paniku ose ndonjë lloj shqetësimi.

Në fillim e dini që diçka nuk është në rregull, dhe pastaj vërtet mendimi juaj i vetëm është: kaq ishte, unë do të vdes”.

Ai thotë se fillimisht pati dridhje të forta, por jo dhimbje.

Navalny më 20 gusht u helmua me agjent nervor dhe pasi ra në koma u transferua në Gjermani ku dhe u zbulua lloji i helmimit.

Gjermania dhe BE i kanë bërë thirrje Rusisë të hetojë, por nga pala ruse nuk ka gjetur asnjë autor deri më tani. Navalny hedh akuza të forta se pas helmimit fshihen Putin dhe Kremlini.