TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta ka folur me tone të ashpra në ‘Tempora’ në Ora News, ndaj ndryshimeve të fundit në Kodin Zgjedhor që u miratina nga maxhoranca pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare, duke shkelur marrëveshjen e 5 qershorit.
‘Presidenti ka qenë dhe do mbetet gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës dhe popullit shqiptar. Nëse nuk do të ketë reflketim, Presidenti është i vendosur me një vullnet të hekurt në shpartallimin e kësaj përpjekje për vendosjen e një junte.
Presidenti ka disa vjet që paralajmëron për plotësimin e kushteve për integ europian. Ka qenë Bundestagu, institucioni më i rëndësishëm në rrugën e integrimit dhe sigurisht ky akt kaq i shëmtuar që ndodhi dje, duke shkelur një marrëveshje, e cila në vetvete nuk ishte një gjë e madhe pasi nuk duihet të vihen në diskutim. Ajo mori jehonë ndërkombëtare, do të thotë se është shumë e qartë që akti i djeshëm synon të hedhë në erë pluralizimin politik në Shqipëri dhe vendosja e një muri kriminal në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.
Për këdo që i ka sytë në ballë e kupton që Marrëveshja e 5 Qershorit është shkelur. Kjo që ka ndodhur është një ftesë për tu rikthyer në diktaturë, për t’u rikthyer në fundit e viteve ’80 kur për fjalën e lirë varej poeti Havzi Nela.’