AKTUALITET, 6 Tetor 2020, 20:44

Valë arrestimesh në AKBN, pesë zyrtarë në pranga

Valë arrestimesh në AKBN, pesë zyrtarë në pranga

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar arrestimin e disa zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Deri më tani janë arrestuar pesë zyrtarë, një prej të cilëve në arrest shtëpie.

Ndërkohë dy të tjerë ende nuk janë kapur. Të arrestuarit dhe ata në kërkim akuzohen për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “shpërdorim detyre”. Ende nuk ka detaje zyrtare për urdhër-arrestet.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, mashtrim dhe kontrabandë mallrash pa akcizë.