AKTUALITET, 6 Tetor 2020, 22:52

Dy anije turke afër Qipros, Greqia reagon ashpër

Dy anije turke afër Qipros, Greqia reagon ashpër

Së fundi dy anije turke janë vendosur afër Qipros, në Varosia, veprim që ka sjellë dhe reagimin e Greqisë.

Duket se me praninë e këtyre dy anijeve afër Qipros, është rikthyer tensionet mes dy vendeve. Greqia dënon këtë veprim të Turqisë, duke e konsideruar një “shkelje të qartë” të Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë mediat vendase bëjne me dije se të mërkurën pritet që ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ku do të diskutohet rreth konfliktit në Mesdhe.

“Greqia dënon me forcë vendimin e Turqisë për të zgjatur lejen e hyrjes në frontin bregdetar Varosia.

Ky vendim është një shkelje e qartë e Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Greqia do të forcojë të gjitha përpjekjet përkatëse të Republikës së Qipros.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, do të presë në një mëngjes pune nesër, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Panagiotopoulos, do të marrë pjesë gjithashtu.

Takimi do të përqëndrohet në situatën në Mesdheun Lindor, procesin e meditimit për të ardhmen e Aleancës, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët”, është shprehur qeveria greke.