AKTUALITET, 6 Tetor 2020, 21:42

Shpërthen Agron Duka: Basha ose të jetë budalla ose i shitur, s'ka si të jetë dakord me koalicionet që bëri Rama

Shpërthen Agron Duka: Basha ose të jetë budalla ose i shitur,

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i ftuar në "Repolitix", ka komentuar votimin e djeshëm në Kuvend.

Aleati i Bashës, i quajti totalisht të pakuptimta aludimet, që Lulzim Basha të jetë dakord për heqjen e koalicioneve që bëri Rama, pasi kjo është në dëm të madh opozitës. Sipas Dukës, nëse Basha do të ishte dakord me këtë gjë, është ose budalla ose i shitur.

"Basha ose të jetë budalla, ose i shitur, sepse s'ka si të jetë dakord ai me këto. Me listat e mbylluara edhe mund te jetë dakord, edhe pse ka thënë i dua 100% të hapur, por ata duan të jenë pashallarë. Por kjo e koalicioneve, nuk mundet të jetë dakord Lulzim Basha, sepse kjo është bërë thjesht për të përfituar Rama për interest ë vet, u bë në mënyrë të njëanshme", tha Duka.

Pas votimit të djeshëm të njëanshëm dhe shkeljes së marrëveshjes nga Rama, janë shtuar zërat, që vënë në pikëpyetje veprimet e  vakëta të Lulzim Bashës, ndryshe nga Presidenti Meta që ka patur një qëndrim mjaft të ashpër.