AKTUALITET, 6 Tetor 2020, 20:48

Soreca: Ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Reforma Zgjedhore kusht për integrimin

Soreca: Ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Reforma Zgjedhore kusht për

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka kujtuar se ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe zbatimi i Reformës Zgjedhore janë kusht për përmbushjen e kushteve të vendosura nga Këshilli i Europës në procesin e integrimit.

“Disa punë akoma përpara, veçanërisht në lidhje me funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese dhe zbatimin e reformës zgjedhore, por Shqipëtria është tani afër përmbushjes së kushteve të vendosura nga Këshilli i Europës në funksion të konferencës së parë ndërqeveritare”, shkruan Soreca.

https://twitter.com/LSorecaEU/status/1313521159284101120?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1313521159284101120%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fsoreca-ngritja-e-gjykates-kushtetuese-dhe-reforma-zgjedhore-kusht-per-integrimin%2F