AKTUALITET, 18 Qershor 2019, 16:36

Lezhë/ Urdhri për lirimin e KZAZ-ve, Policia rrethon ambientet

Lezhë/ Urdhri për lirimin e KZAZ-ve, Policia rrethon ambientet

Në qytetin e Lezhës edhe pse kanë marrë urdhër të dy KZAZ-të numër 12 dhe 13 për lirimin e ambienteve deri në orën 16:00, kjo deri tani nuk ka ndodhur. Kjo ka bërë që policia nga ana tjetër të shtojë numrin e efektivëve me qëllim ruajtjen e materialeve.

Kjo lëvizje e Policisë së Shtetit në KZAZ-të vjen pas ultimatumit që bashkia e Lezhës iu ka drejtuar KZAZ-ve të mësipërme për të liruar ambientet deri në orën 16:00.

Drejtori i Policisë së qarkut të Lezhës shprehet, se veprimi i efektivëve të policisë ka për qëllim ruajtjen e materialeve zgjedhore, të parashikuar sipas ligjit në fuqi.