TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia italiane ka arrestua në flagrancë një shqiptar që lëvizte me arsenal armësh në Terni të Italisë.
Mediat italiane shkruajnë se ai u kap teksa ishte duke udhëtuar me një motor, ndërkohë që ishte i armatosur. Në xhup, kishte një pistoletë me fishekun gati për të hapur zjarr.
Ai u kap në afërsi të parkimit të një restoranti, pasi ishte bërë dyshues për dy efektivë të rrugores, që iu vunë nga pas dhe e ndaluan për kontroll. Në një pjesë të motorit iu gjetën plumba të tjerë. Ndërkohë që policia i zbarkoi në dhomën e hotelit ku qëndronte.
Aty u gjetën sende që e rëndojnë më shumë pozitën e tij. U gjetën lloje të ndryshme kapelesh, doreza, armë dhe 38 plumba të fshehura në një corape.
Hetimet zbuluan se armët dhe plumbat ishin vjedhur në një shtëpi në zonën e Bolonjës. Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur është vënë në pranga, tashmë jo vetëm për vjedhje, por edhe për armëmbajtje pa leje. U dërgua direkt në burgun në Viterbo. TPZ.AL