AKTUALITET, 29 Shtator 2019, 17:42

Dita e sulmuesve të Kombëtares, Bekim Balaj gjen rrugën e rrjetës në Austri

Dita e sulmuesve të Kombëtares, Bekim Balaj gjen rrugën e

Pas dopietës në ditën e sotme të Sokol Cikalleshit në Turqi, tashmë rrugën e rrjetës e ka gjetur edhe Bekim Balaj. Sulmuesi shkodran realizoi golin e dytë në minutën e 49-të për Shturmin e Grazit, teksa këta të fundit luajtën përballë skuadrës së Admiras. I gjendur përballë portierit kundërshtar, Balaj nuk hezitoi por e depozitoi sferën në rrjetë.

Futbollisti u transferua këtë verë te Shturmi, ndërsa mbylli aventurën disavjeçare në Rusi me Akmat Groznin. Balaj duket se është përshtatur mirë me skuadrën e re, ndërsa ky ishte goli i katërt në kampionat në nëntë javë.

Kështu, 28-vjeçari ka fituar vendin në formacionin titullar. Ndërkohë, me këtë sukses skuadra e Balajt mbetet në vendin e pestë me 16 pikë të grumbulluara, duke u pozicionuar në grupin e skuadrave që do të luftojnë për titullin kampion.