TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Domatet në përgjithësi, gjejnë përdorim të gjerë në kuzhinë.
Por, a e dini se lëngu i domates, është shumë i shëndetshëm edhe për organizmin tonë?
Përbërësit në lëngun e domateve e bëjnë, që ky lëng të jetë një zgjidhje shumë e mirë, për një regjim ushqimor të shëndetshëm dhe të balancuar.
Ja disa nga përfitimet e konsumimit të një gote me lëng domate në ditë!
Lëngu i freskët i domateve është një burim natyral i vitaminës A dhe C. Me konsumim të rregullt të këtij lëngu, shikimi juaj do të përmirësohet. Po ashtu edhe imuniteti juaj do të forcohet, dhëmbët dhe kockat tuaj do të jenë të shëndetshëm. Fibrat që gjenden në domate ulin nivelin e kolesterolit. Është një pije që largon helmet nga trupi juaj, ushqimet e shpejta që ne përdorim, janë të mbushura me helme (toksina). Klorina dhe sulfuri që janë prezent në domate, stimulojnë funksionimin e veshkave dhe mëlçisë.
Prandaj, lëngu i domates është shumë i mirë për detoksifikim. Nëse planifikoni të mbani dietë, atëherë lëngu i domateve është ideal. Hidraton trupin, është i mbushur me fibra dhe ndihmon me urinë. Është një burim shumë i mirë i ushqyesve, që ndihmon me tretjen e ushqimit.
Domatet janë një burim i mrekullueshëm i vitaminës B6, e cila parandalon sëmundjet e zemrës. Lëngu i domateve përpos konsumimit, mund të përdoret edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë në lëkurë. Lëngu i domateve ndihmon me aknet, shenjat dhe poret e lëkurës.