LIFESTYLE, 14 Dhjetor 2017, 15:36

Kokëfortësia dhe pozitiviteti ju ndihmojnë të jetoni më gjatë

Kokëfortësia dhe pozitiviteti ju ndihmojnë të jetoni më

Pozitiviteti, kokëfortësia dhe etika e ndërgjegjshme e punës, mund të jenë çelësi për një jetë më të gjatë, thotë një studim i ri.

Hulumtuesit e këtij studimi, kanë ekzaminuar nivelet e shëndetit mendor dhe fizik, të një grupi të italianëve mes moshave 90 dhe 101 vjet, dhe kanë zbuluar, se kishin pasur shumë trajta psikologjike të përbashkëta.

Studimi, i cili është publikuar në ‘International Psychogeriatrics’, ka treguar se pjesëtarët, kishin raportuar se janë tejet pozitivë në jetë, ndërsa hulumtuesit, ka thënë se shumica e pjesëmarrësve, kanë pasur trajta personaliteti të kokëfortësisë, e kjo trajtë, sipas ekspertëve, është fitimprurëse për psikologjinë, sepse njerëzve ua ndien më pak çfarë thonë tjerët.

Një tjetër gjë e përbashkët mes këtyre pleqve të studiuar, kishte qenë edhe pasioni për jetën rurale.

“Hulumtimet tona tregojnë se shëndeti i mirë mendor, është i ndërlidhur me pasionin për jetën rurale, me poyitivitetin, etikën e punës, kokëfortësi dhe lidhje të fortë me familjen, religjionin dhe tokën”, kanë treguar udhëheqësit e këtij studimi.