LIFESTYLE, 15 Dhjetor 2017, 09:36

Eminem lançon albumin e ri (Video)

Pas katër vitesh spekulimesh, fansat e Eminemit kanë marrë dhuratën për pushimet e fundvitit nga Shady pasi më në fund është lançuar albumi “Revival”.

“Revival”, që është albumi i tij i nëntë, është lançuar mbrëmë në mesnatë, përderisa kënga e parë është me Beyoncen “Walk on Water”.

Pjesë e albumit janë yjet si Ed Sheeran, Alicia Keys, X Ambassadors, Kehlani, P!nk dhe Skylar Grey, raporton Billboard.

Shitjet e këtij albumi pritet të jenë të mëdha, nëse shihet historia e shitjes së albumeve të tij të mëparshme.

https://www.youtube.com/watch?v=G8XyoYkEBAY