LIFESTYLE, 15 Dhjetor 2017, 11:47

Recetë natyrale për të shpëtuar nga dhimbja e fytit

Recetë natyrale për të shpëtuar nga dhimbja e fytit

Gjatë ditëve të dimrit, të gjithë ne shpesh përballemi me dhimbje të fytit.

Në vend që të marrim ilaçe që zvogëlojnë imunitetin natyror të trupit, bëni një ilaç efektiv në shtëpi, që është shumë i lehtë dhe i shpejtë për tu përgatitur.

Përbërësit:

  • Një kavanoz qelqi
  • Limon
  • Mjaltë
  • Xhenxhefil

Përgatitja dhe përdorni:

Në kavanozin e qelqit, vendosni copët e limonit, mjaltin ose xhenxhefilin. Mbylleni kapakun e kavanozit dhe lëreni në frigorifer, derisa të bëhet masa si xhelatinë.

Kur dëshironi që ta përdorni këtë përzierje, merreni një lugë gjelle, vendoseni në një filxhani dhe mbulojeni me ujë të valuar.

Përzierje mund të qëndrojë deri 2-3 muaj. Kjo recetë natyrale, është e mrekullueshme edhe për dhimbjet e kokës.