TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditët e para të vitit 2018 e kanë gjetur me unazë në gishtin e fejesës 36-vjeçaren, Paris Hilton.
Ylli i njohur ka marrë propozimin për martesë nga i dashuri i saj, me të cilin po përjeton një histori dashurie që prej dy vitesh, me aktorin Chris Zylka.
Lajmin e fejesës së saj me Chris Zylka e ka bërë të ditur vetë Paris Hilton në rrjetet sociale, e cila ka postuar një foto gjatë udhëtimit të tyre në Aspen të Colorados.
Në foton e postuar, Hilton shkruan: “Thashë PO. Jam shumë e lumtur për fejesën me dashurinë e jetës sime. Shoku im më i mirë dhe më përfekti për mua. Ndjehem vajza më me fat në botë. Ëndrra ime u bë realitet!”
https://www.instagram.com/p/BddbWwbHA0-/?taken-by=parishilton