AKTUALITET, 5 Nëntor 2018, 19:14

Largimi nga qeveria/ Xhafaj akuzon SHISH për audiopërgjimin e të vëllait

Largimi nga qeveria/ Xhafaj akuzon SHISH për audiopërgjimin e të

Në takimin e fundit që pati me policët në ambjentet e Ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj akuzoi opozitën dhe mediat për sulmet që i ishin bërë familjes së tij. Xhafaj tha se për atë çështje, “pati mbështetjen e kryeministrit”, por sipas tij në jo pak raste opozita “u soll në mënyrë jo humane”.

Xhafaj preku edhe skandalin e të vëllait, që sot vuan dënimin për trafik droge në Itali dhe audiopërgjimin që iu bë nga Albert Veliu dhe në këtë moment, la të kuptohet përfshirjen e SHISH në këtë çështje.

Ish ministri e quajti atë “një montazh komplet kriminal në audio përgjimin, ku u përfshinë segmente të agjensive ligjzbatuese vendase”.

Përfshirjen e Shërbimit Informativ në këtë histori e ka përmendur edhe prokuroria dhe është konfirmuar edhe nga Albert Veliu.