AKTUALITET, 5 Nëntor 2018, 16:20

Gigs publikon listën, Uellsi vjen me Gareth Bejlin në Elbasan

Trajneri i kombëtares së Uellsit, Rajan Gigs, ka shpallur listën me 26 lojtarët që do të grumbullojë për miqësoren ndaj Shqipërisë dhe takimin e “Nations League” kundër Danimarkës. Në listën e përfaqësueses uellsiane nuk mungojnë emrat e futbollistëve elitarë.

Gareth Bejl dhe Aron Ramsej janë lojtarët më të rrezikshëm të përfaqësueses nga ishujt britanik. Takimi miqësor midis kombëtareve të Shqipërisë dhe Uellsit do zhvillohet më datë 20 nëntor, ora 20:00 në stadiumin "Elbasan Arena".