AKTUALITET, 5 Nëntor 2018, 16:30

‘Ejani në Laprakë’, Berisha paralajmëron protestë antiqeveritare (VIDEO)

‘Ejani në Laprakë’, Berisha paralajmëron

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sot një protestë masive antiqeveritare në Laprakë, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë. Ish-lideri i PD-së përmes një postimi në ‘Facebook’ bën me dije se tubimi do të mbahet në orën 16:30 në Laprakë.

“Proteste madheshtore antiqeveritare sot ne ora 16:30 ne Laprake. Te gjithe ne proteste. sb”, shkruan Berisha, ndërsa ka postuar edhe një video nga protesta e djeshme.