TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Efektivët e Guardia di Finanza-s të Ponte Chiasso-s, në bashkëpunim me zyrtarët doganorë, gjatë kontrollit të përditshëm të kryer në pikën e kalimit në Brogeda, në hyrje të territorit italian, kanë zbuluar dhe konfiskuar në bordin e një BMW-je seria 7, një sasi kokaine.
Siç bëjnë me dije mediat lokale, në pranga është vënë shoferi, një 40-vjeçar me shtetësi maqedonase dhe banim në vendin fqinjë, i cili ka deklaruar se kthehej nga Holanda dhe kishte si destinacion Shqipërinë.
Në një fund të dyfishtë të makinës, u gjetën në total 3,074 kg kokainë, e ndarë në tre paketime.