AKTUALITET, 5 Nëntor 2018, 17:33

Deko: Ronaldo ishte më i rëndësishëm për Realin sesa është Mesi për Barçën

Deko: Ronaldo ishte më i rëndësishëm për Realin sesa

Kriza e Real Madridit dhe ecuria shumë pozitive e Juventusit është padiskutim meritë e Ronaldos dhe një statistikë që portugezi është një armë shumë e madhe për cilindo ekip në planet.

Të njëjtën gjë mendon edhe ish-shoku i tij i skuadrës te Portugalia, mesfushori Deko, i cili ka thënë: Reali është në vend të gjashtë në mos gabohem dhe momenti i vështirë që po kalojnë është vetëm për shkak të Ronaldos.

Kris është një lojtar shumë i rëndësishëm për të gjitha skuadrat e futbollit, kjo gjë është vërtetuar. Nuk mund të them të njëjtën gjë për Mesin, pasi besoj se edhe kur ai të largohet, Barcelona do të jetë sërish një skuadër e madhe.

Kështu që po, mendoj se Ronaldo është më i rëndësishëm për skuadrat ku luan seç është Mesi për Barcelonën”,- u shpreh Deko për “Sport”.