AKTUALITET, 5 Nëntor 2018, 17:50

‘Ministri’, Vasili sulmon Ramën: Çfarë zgjyre dhe llumi në krye të qeverisë…

‘Ministri’, Vasili sulmon Ramën: Çfarë zgjyre dhe

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së Petrit Vasili iu është bashkuar reagimeve pas emërimit të Sandër Lleshit si zv/ministër i Brendshëm.

Vasili përmes një postimi në ‘Facebook’ ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama. Sipas Vasilit, Rama ‘mërzitet’ që nuk ka Gjykatë Kushtetuese për të emëruar ministrin e ri të Brendshëm “në vazhdimësinë e trafikut dhe krimit, një nga çinonvniket e tij freskeberes”.

REAGIMI I VASILIT

Cfare llumi ne krye te qeverise…….

Per kryeministrin qe te përlante teatrin s’kishte rendesi Gjykata kushtetuese se priste puna.

Edhe per marreveshjen e detit nuk kishte asnje problem per kryeministrin se nuk ka Gjykate Kushtetuese.

Ndersa per te emeruar minister ne vazhdimesine e trafikut dhe krimit, nje nga çinonvniket e tij freskeberes, kryeministri merzitet fort se s’ka Gjykate Kushtetuese.

Po ky kryeministër qe nxori njemije felliqesira nga goja per presidentin Nishani, aq sa i hoqi edhe portretin nga zyrat, sot permes megafoneve te lodhur i referohet idiotesisht ish presidentit Nishanit.

Cfare zgjyre dhe llumi ne krye te qeverise….