AKTUALITET, 25 Gusht 2021, 13:44

Largimi i Najada Çomos i hap rrugën Mimi Kodhelit për t’u futur në Kuvend

Largimi i Najada Çomos i hap rrugën Mimi Kodhelit për t’u

Largimi i Najada Çomos nga parlamenti pritet t’i hapë rrugë një tjetër emri në radhët e socialistëve, Mimi Kodhelit.

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se me rritjen e rasteve të reja me COVID për shkak të variantit Delta, Najada Çomo e para e socialistëve në Tiranë, e cila është njëherazi shefe e spitalit Infektiv i ka dorëzuar dorëheqjen nga mandati i deputetes.

Sipas Kodit Zgjedhor me largimin e një deputeteje grua, në Kuvend e zë vendin një tjetër grua. Kështu ajo që ka më shumë vota poshtë listës fituese është Mimi Kodheli me 5597 vota.