AKTUALITET, 25 Gusht 2021, 10:52

Varianti Delta, mjeku: Kemi rreth 90 të shtruar në spitalin COVID-1, 30% forma të rënda

Varianti Delta, mjeku: Kemi rreth 90 të shtruar në spitalin COVID-1,

Profesor Dhimitër Kraja ka informuar mbi situatën me shtrimet në spitalin COVID-1 pas shfaqjes së variantit delta në vendin tonë.

Kraja thotë se sot ka 90 shtrime në spitale, nga të cilët 60% janë meshkuj, 55% mosha të treta dhe 30% forma të rënda.

Ai garanton se spitali po funksionon me potencial maksimal për të shtruarit e infektuar.

“Kjo gjendje epidemiologjike komunitare reflektohet edhe në rastet në spitale.

Tani funksionin COVID-1, që ka pasur këtë ecuri statistikore që shtrohen, në korrik të këtij viti arritëm një deri në dy raste në ditë ose javë. Patëm ditë dhe javë ku nuk kishim jo vetëm vdekje por as raste shtrimesh të reja.

Në korrik pasi u evidentua dhe varianti Delta, nga një rast kaluam në gusht në 24 raste, sot që flasim janë të shtruar 90 raste.

Çfarë karakteristikash kanë rastet?

40% femra, 60% meshkujt. Grupmosha të ndryshme, 15% të reja, 25% të mesme, më shumë madje, 55% janë mosha të rritura e tretë, 8% mosha e katërt.

Situata e tyre nga ana shëndetësore është e tillë që, 40% janë forma të mesme serioze ose me ndërlikim ose në subjekte që kanë probleme.

Rreth 30% janë forma të rënda. Pjesa tjetër ndahet në problematike ose ndërlikime të rrezikshme kërcënuese.

Pak a shumë këto janë të dhënat sa i përket të sëmurëve. Sa i përket COVID-1, mund të themi që funksionon me potencialin maksimal.”- tha profesor Kraja.