AKTUALITET, 25 Gusht 2021, 11:57

Ndërpritet seanca gjykuese për vrasjen e 18-vjeçares në Kosovë, autori i dyshuar shfaqi probleme shëndetësore

Seanca gjyqësore për vrasjen e 18-vjeçaren Marigona Osmani në Kosovë është ndërprerë.

Autorit të dyshuar të vrasjes, Dardan Krivaqës iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe është nxjerrë nga Gjykata.

Ai po merr ndihmën e parë, por mësohet se nuk është dërguar ende në emergjencë. Krivaqa bashkë me Arbër Sejdiun dyshohet se disa ditë më parë lanë të vdekur në derën e spitalit 18-vjeçaren.

Krivaqa dhe Osmani ishin të lidhur dhe dyshohet se vrasja ndodhi për xhelozi. Më pas Krivaqa u arratis dhe u arrestua në një fshat të Ferizajit.