AKTUALITET, 25 Gusht 2021, 12:22

Najada Çomo i dërgon Ramës dorëheqjen në tryezë nga mandati i deputetes, kjo është arsyeja

Najada Çomo i dërgon Ramës dorëheqjen në tryezë

Shefja e Infektivit Najada Çomo ka kërkuar dorëheqjen nga mandati i saj si deputet i fituar në zgjedhjet e 25 prillit.

Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama i cili në një konferencë për mediat ka thënë se është i prekur nga kjo kërkesë.

Sipas Ramës kjo ka ardhur që në momentin ku varianti Delta i Covid nisi të mbush shtretërit e spitalit Infektiv.

Rama ka thënë se Çomo dëshiron të qëndrojë në krye të profesionit të saj për tu përballur me pandeminë.

“Jam i prekur nga komunikimi me Najada Çomon, ajo më kërkori para pak kohe të pranoja tërheqjen e saj nga roli i ri i deptutes duke ndjerë shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë nga ekipi i saj kur varianti Delta i virusit arriti të rimbushë shtretërit e pavionit të terapisë intensive”, shpjegoi Rama.