AKTUALITET, 25 Gusht 2021, 10:25

Masa të reja kufizuese për shkak të rritjeve të rasteve me Covid-19? Komiteti i Ekspertëve pas pak në konferencë

Masa të reja kufizuese për shkak të rritjeve të rasteve me

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të dalë pas pak në një konferencë për media. Komiteti do të mbajë një komunikim në orën 10:30, ndërsa nuk dihet nëse do të njoftojë masa të reja kufizuese.

Deri më tani, nuk është paralajmëruar për masa të reja, por javët e fundit ka shënuar një rritje të ndjeshme kurba e infektimeve nga koronavirusi.

Shkak për rritjen e infektimeve është bërë qarkullimi masiv i variantit Delta në vend, që është një variant shumë herë më i transmetueshëm se variantet e tjera të virusit Covid-19.