TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Ferizajt kërkon arrest me burg për Dardan Krivaqën, autorin e dyshuar të vrasjes së 18-vjeçares Marigona Osmani.
Sipas Prokurorisë, Dardan Krivaqa ka ushtruar dhunë psikike e fizike ndaj partneres së tij duke çuar në vrasje të rëndë.
Momentalisht ai ndodhet në masën e ndalimit 48 orësh, por Prokuroria kërkon arrest me burg deri në momentin e dhënies së dënimit nga Gjykata.
Krivaqa së bashku me një person tjetër e la në derën e spitalit të vdekur 18-vjeçaren duke u larguar, teksa u arrestua dy ditë më pas në një fshat të Ferizajt.