AKTUALITET, 25 Gusht 2021, 13:36

Akuzohet se hodhi kapsolla gjatë performancës së Goran Bregoviç, lihet në burg 21-vjeçari

Akuzohet se hodhi kapsolla gjatë performancës së Goran

21-vjeçari Redon Leka, që u arrestua si i dyshuari i hedhjes së kapsollave në natën finale ku performoi Goran Bregoviç, është lënë në burg nga Gjykata.

Në natën e pestë dhe finale të Festës së Birrës në Korçë kur performoi këngëtari sebo-kroat, Goran Bregoviç, 21-vjeçari arriti të kalojë kontrollet e policisë dhe të hedhë gazi lotsjellës mes njerëzve.

Gaz u hodh në tre drejtime të ndryshme në shesh, duke shkaktuar lënduar lehtë disa persona.

Megjithatë, koncerti vazhdoi normalisht, ndërsa Bregoviç nuk e ndërpreu performancën në skenë.