AKTUALITET, 19 Dhjetor 2018, 21:29

Zbulohet skenari i opozitës, kthimi në Kuvend me protesta. Porosia e Bashës

Zbulohet skenari i opozitës, kthimi në Kuvend me protesta. Porosia e

Partia Demokratike dhe aleatët e saj opozitarë i kanë dhënë fund bojkotit parlamentar dhe do të jenë të enjten në seancë plenare.

Rikthimi i opozitës në Parlament do të shoqërohet me një protestë përpara Parlamentit, ndërkohë që në seancë do të diskutohet dekreti i Presidentit për rikthimin e buxhetit të shtetit.

Partitë e opozitës do të jenë në Parlament për t’i kërkuar maxhorancës ndryshimin e buxhetit për arsimin e lartë, jashtë sallës së Parlamentit do të zhvillohen protesta.

Strukturat e PD-së në të gjithë vendin u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen të enjten përpara Parlamentit në orën 10:00 për të protestuar kundër padrejtësive që po prodhon qeverisja e Edi Ramës.

Për shkak të situatës së krijuar me protestën e studentëve, pritet që edhe dy seancat që do të zhvillohen të enjten dhe të premten të jenë të tensionuara mes maxhorancës dhe opozitës.