AKTUALITET, 6 Shtator 2018, 22:42

Spanjollët janë në tjetër nivel, Shpresat humbasin 3-0në Kordoba

Spanjollët janë në tjetër nivel, Shpresat humbasin

Përfaqësuesja U21 e Shqipërisë nuk ka mundur të bëjë surprizën në transfertën përballë kryesuesve të Grupit 2, Spanjës. Kombëtarja jonë u gjend shumë shpejt nën disavantazhin e një goli, pasi talenti i Valencias, Karlos Soler, shënoi që në minutën e pestë të takimit.

Dominimi i vendasve vazhdoi gjatë të gjithë pjesës së parë, por portieri Selmani dhe Shtylla mbajtën rezultatin e pandryshuar. Në pjesën e dytë, talenti i Real Madrid, Borja Majoral, shënoi golin e dytë për Spanjollët, ndërsa goli i tretë u shënua në minutën e fundit të takimit me autor të zëvendësuarin Rafa Mir.

Spanja mban vendin e parë me pikë të plota pas 7 ndeshjes, ndërsa kombëtarja shqiptare renditet e parafundit, 5 pikë larg vendit të katërt, kur kanë mbetur vetëm dy ndeshje.

Spanjë 3-0 Shqipëri

Shënues: Soler 5’, Majoral 56’, Mir 90+2’