AKTUALITET, 6 Shtator 2018, 22:48

Atentati në Lezhë, dy të arrestuar. EMRAT

Atentati në Lezhë, dy të arrestuar. EMRAT

Pas një ndjekje të pandërprerë nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, arrestohen autorët e dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj shtetasit M.D., ndodhur në Shënkoll ditën e djeshme:

– Petrit Lleshi, 33 vjeç, banues në Tale – Lezhë (ai ishte arrestuar edhe më datë 18 Gusht 2018, sepse gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën bimë të dyshuara narkotike kanabis sattiva dhe në datë 22 Gusht 2018, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë për të caktoi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

– Dritan Ndoj alias Zef Boci, 39 vjeç, banues në Ishull Shëngjin – Lezhë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohen si autorët të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj shtetasit M.D. 33 vjeç, banues në Tale, ndodhur në Shënkoll ditën e djeshme, njoftoi Po06licia.

Materialet proçedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprat penale parashikuar nga nenet 78-22 dhe 278 të Kodit Penal.

***

05/09/2018 – EMRI/ Dy persona plagosin me armë 34-vjeçarin në Shënkoll, policia jep detajet e para

Të shtëna me armë janë shënuar paraditen e sotme, rreth orës 13:30, në Shënkoll, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Ura e Prekanit, ndërsa ka mbetur i plagosur shtetasi Martin Doda, 34 vjeç, mbi të cilin dyshohet se kanë shtënë me armë shtetasit P.Ll. dhe Z.B., te dy banues në Tale, të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

I lënduari është dërguar në spitalin Rajonal në Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim se në vendin e quajtur ” Ura e Prekanit” në rrugën Kryqëzimi i Shënkollit – Tales, është plagosur me armë zjarri shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Tale, i cili është dërguar në spitalin Rajonal në Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar shtetasve P.Ll. dhe Z.B., të dy banues në Tale , të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.