TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lajmi se një shqiptar është vrarë dhe më pas murosur nga mafia siçiliane, me porosi të ish-të dashurës së tij, po bën xhiron e botës. Disa nga gazetat më të mëdha në botë kanë publikuar detaje nga krimi i denjë për film. Kur dashuria kthehet në urrejtje- njerëzit janë të aftë për çdo gjë, përfshi edhe vrasjen.
Në janar të vitit 2013, shqiptari 41-vjeçar Astrit Lamaj u zhduk pa asnjë gjurmë në Senago të Italisë. Askush nuk e pa atë përsëri, askush nuk e dinte se ku mund të kishte shkuar. Vetëm katër mafiozë dhe një grua e dinin se çfarë kishte ndodhur, sepse e kishin zhdukur atë njeri.
Tashmë krimi ka dalë në dritë pasi në Sinago do të rinovohej një vilë e vjetër, por aty u zbulua një trup. Ishte i Astrit Lamajt. Ai ishte në një nga muret e shtëpisë. Atje, katër mafiozë nga Siçilia, e kishin murosur- thuhet të gjallë.
Vrasjen e paskrupullt thuhet se e kishte porositur një grua 64-vjeçare, me të cilën Lamaj kishte pasur një lidhje.
Gabimi i tij vdekjeprurës: Ai vodhi disa bizhuteri nga e dashura e tij. Ajo u zotua për hakmarrje dhe u lidh me kontaktet e saj të shkëlqyera në mafien Riesi në Siçili. Katër burra u dërguan, ata nuk hezituan shumë dhe murosën hajdutin.
Salvatore Lupo, një profesor i historisë bashkëkohore në Universitetin e Palermos dhe njohës i mirë i historisë së mafias ‘Cosa Nostras’, thotë për ‘Guardian’: “Murosja e kufomave ose e personave ende të gjallë ka qenë një praktikë e zakonshme në mesin e mafias siçiliane. Kjo ishte një zgjidhje praktike, pasi nëse nuk gjendej trupi, hetimet e policisë shkonin kot”.
Por tashmë hetimet po vazhdojnë me kohë të plotë. Katër mafiozët u arrestuan në Siçili, gruaja u kap në tentativë për t’u larguar.
