AKTUALITET, 11 Mars 2019, 11:52

FOTO/ Kafexhiu i shokuar nga gjoba 500 mijë lekë, Basha: Eja më 16 mars ta heqim hajdutin kryeministër!

FOTO/ Kafexhiu i shokuar nga gjoba 500 mijë lekë, Basha: Eja më

Një skenë interesante u zhvillua në hyrje të një kafeneje të vogël në Korçë, ku pronari i saj e priti kreun e opozitës me letrat e gjobave në dorë!

“Zoti Basha, shihe: 5 ditë hapur kam, asnjë klient brenda, 500 mijë lekë gjobë!” Basha e lexoi publikisht shkresën e ardhur nga Tatimet dhe gjykata për kafexhiun, e cila ishte sa qesharake, aq edhe trishtuese.

“Kjo që i ka ndodhur Donaldit, i ndodh shumicës së bizneseve të ndershme në vend," - tha Basha.

" I ka vënë gjobë banda e Edi Ramës dhe thotë në shkresë se sipas vendimit ....hiç.....sipas numrit të protokollit ....hiç.....Pra, kemi shumë arsye për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie.

Ju ftoj më datë 16 mars në Tiranë.

Duke hequr këtë pengesë, këtë hajdut që i thotë vetes kryeministër, ne do t’i hapim rrugë një Shqipërie me taksa të ulta.

Donaldi dhe bizneset e tjera nuk do të paguajnë më shumë 0.5% të xhiros vjetore, do të përjashtohet nga tvsh-ja dhe nuk do të lejohet asnjë inspektor të terrorizojë biznesin e vogël,"-shpjegoi Basha.

VIDEO:

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/1756843897750579/