AKTUALITET, 11 Mars 2019, 12:27

“O Edi Rama mos e pafsh pikën e hajrit ishalla”, mallkimi i kësaj nëne në drejtim të kryeministrit/ VIDEO

“O Edi Rama mos e pafsh pikën e hajrit ishalla”, mallkimi i

Ka agravuar së tepërmi situata pas tentimit të shembjes së një banese pranë Shkollës Petro Nini Luarasi në kryeqytet.

Banorët janë tepër të irrituar në lidhje më ngjarjen duke e konsideruar atë si një padrejtësi ndaj tyre, dhe kanë hedhur akuza dhe në drejtim të përmbarimit.

Ky irritim i tyre duket dhe në rastin e një zonje të moshuar e cila tenton të nxjerri mllefin që ajo ka ndaj situatës së krijuar, aq sa në një moment mallkon Kryeministrin Rama.

“O Edi Rama mos e pafsh pikën e hajrit ishalla”- shprehet e moshuara. Ndërkohë që banorët janë të tmerruar dhe nuk dihet se si do të vejë situata, pasi ata nuk lejohen të hyjnë në shtëpitë e tyre.